Rruga Ferizaj – Shtime e cila është duke u ndërtuar po u shkakton probleme banorëve.
Sipas raportimit të banorëve të zonës, punimet në rrugë janë ndërprerë ndërsa gjendja e saj është e rëndë.
Si rrugë me ngarkesë që është, magjistralja Ferizaj – Shtime po u shkakton probleme banorëve te “Parku i Lirisë”.
Banorët kanë thënë se shiu që ka rënë dy ditët e fundit ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e rrugës.


