KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?
Politikë

Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?

Kosova News
Kosova News 23:53 -01/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës vlerësojnë se rreziku kryesor për sigurinë kombëtare në vend vjen nga rritja e çmimeve të mallrave, ndjekur pas nga trafikimi i drogës, kriza energjetike dhe kriza ekonomike, tregojnë të dhënat e një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Ngjashëm, edhe në Shqipëri dhe Serbi, rritja e çmimeve të mallrave dhe kriza ekonomike shihen si rreziqe kryesore.

Dea Fetiu, nga QKSS-ja, thotë se shqetësimi për rritjen e çmimeve është kaq i theksuar, për shkak të rreziqeve që mund të pasojnë.

“Kjo mund të çojë në një krizë ekonomike dhe në një varfëri edhe më të madhe, e cila, pastaj, bashkë me papunësinë dhe disa rreziqe të tjera, bëhet shumë e rrezikshme për sigurinë kombëtare”, thotë Fetiu për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind.

Sipas raportit të QKSS-së, rrezikshmëria më e ulët për sigurinë kombëtare në Kosovë vlerësohet të vijë nga pandemia COVID-19, nga ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm, si dhe nga ngrohja globale dhe ndotja e ambientit.

Për këtë anketë, QKSS-ja ka grumbulluar të dhëna nga 25 shtatori deri më 2 tetor të vitit 2022, kur janë intervistuar 1.136 familje.

Këto të dhëna fillimisht janë publikuar në Barometrin e Sigurisë së Ballkanit Perëndimor, ku QKSS-ja bashkëpunon me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes në Shqipëri dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë në Serbi.

Sipas anketës, qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri vlerësojnë se siguria personale dhe ajo e komunitetit rrezikohen më së shumti nga migrimi i të rinjve dhe profesionistëve, ndërsa në Serbi nga përdorimi i drogës dhe varësia prej saj.

Në të tria vendet, qytetarët nuk ndihen shumë të kërcënuar nga sëmundja COVID-19, tregojnë të dhënat e anketës.

Shqetësimi më i madh për të është në Kosovë, ku 35 për qind e të anketuarve thonë se shëndeti i tyre rrezikohet nga sëmundja COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara më 1 mars nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në vend janë 236 raste aktive me COVID-19.

Shifra është shumë më e ulët në krahasim me vitet e para të pandemisë, kur ka qenë disa mijëra.

Zyrtarja për informim në IKSHPK, Era Pireva, thotë për Radion Evropa e Lirë se “qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për rrezikun nga COVID-19” dhe se duhet të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve shtetërore.

Dhuna në familje është parë nga më pak se gjysma e të anketuarve në Kosovë, përkatësisht 45 për qind, si rrezik për sigurinë publike.

Vetëm 1 për qind e të anketuarve në Kosovë kanë thënë se përjetojnë personalisht dhunë në familje, ndërsa 11 për qind kanë thënë se njohin persona që e kanë këtë problem.

Sipas të anketuarve, kushtet e këqija ekonomike janë shkaktari kryesor i dhunës në familje. Institucionet duhet të marrin masa për ngritjen e cilësisë së arsimit për ta luftuar këtë fenomen, thonë ata.

Por, drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë, Vebi Mujku, thotë për Radion Evropa e Lirë se perceptimi i qytetarëve është i gabuar.

Sipas tij, shkaktare e dhunës së tillë është më shpesh ngritja e standardit të jetesës sesa gjendja e rëndë ekonomike.

“Numri i rasteve [të dhunës në familje] te familjet me asistencë sociale apo me probleme të mëdha ekonomike, është shumë i vogël”, thotë Mujk, pa dhënë detaje.

Sipas tij, faktorët kryesorë që çojnë në dhunë janë: përdorimi i substancave narkotike, tradhtia, shantazhi dhe rrjetet sociale.

Mujku thotë se, vit pas viti, është rritur numri i rasteve të dhunës në familje që raportohen në QPS.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ofruar Radios Evropa e Lirë, gjatë vitit 2022 janë evidentuar 2.793 raste të dhunës në familje, prej të cilave mbi 80 për qind kanë qenë gra. Gjatë vitit 2021, ndërkaq, janë raportuar 2.456 raste dhe më 2020 – 2.069 raste.

Megjithëse numri i raportimeve për raste të dhunës në familje është në rritje, vetëm 2 për qind e të anketuarve nga QKSS-ja thonë se ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre – ndjeshëm më pak se përqindja në Serbi dhe Shqipëri.

Në të tria vendet, qytetarët ndihen më së paku të sigurt në shtet dhe në internet. Dea Fetiu, nga organizata QKSS, beson se qytetarët ndihen më pak të sigurt në këto dy sfera pasi që kanë më pak kontroll mbi to, sesa në shtëpitë dhe lagjet e tyre.

Gjatë vitit të kaluar, disa ueb-faqe të institucioneve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike./REL

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Kosova News 01/03/2023 01/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?