Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 mijë e 252.
Të dhënat e fundit treguan për mbi 1 mijë raste te reja, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi
Rastet e reja dolën nga testimi i 3 mijë e 609 personave, ndërkaq 1 mijë e 606 qytetarë u shëruan.
Ndërkohë, numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit është 64
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë më shumë se 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi
Mbi 903 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 824 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 104 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 3 mijë vdekje.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/