Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me bllokimin e Kuvendit të Kosovës për më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, duke theksuar: “Qytetarët e Kosovës meritojnë politikanë që vendosin vendin para interesave partiake.”
Në përgjigje të këtij postimi, gazetari Alban Begolli ka shprehur reagimin e tij për sanksionet e padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai ka komentuar: “Qytetarët e Kosovës po ashtu meritojnë të mos jenë nën sanksionet e padrejta të BE-së për Kosovën, por fatkeqësisht zëri i tyre nuk dëgjohet.”
“Qytetarët e Kosovës po ashtu meritojnë të mos jenë nën sanksionet e padrejta të BE-së për shkak të agresionit të Serbisë mbi territorin e tyre, zoti Ambasador, por fatkeqësisht Bashkimi Evropian vazhdon të mos e dëgjojë zërin e tyre.”, ka shkruar Begoli
