Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit (QNTKSH) është duke realizuar trajnimin e brendshëm për “Kërkim- Shpëtim në kushte dimërore – Ski”.
Për të parë nga afër zhvillimin e aktiviteteve gjatë trajnimit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri, ishin në vizitë të pjesëtarëve tanë të cilët janë duke zhvilluar aktivitetet e parapara sipas planit.
Skijimi bazik dhe i avansuar, kërkimi, trajtimi dhe evakuimi i viktimave nga zonat malore në kushte dimërore, organizimi dhe ekzekutimi i operacioneve në raste orteku, si dhe evakuimi i personave te ngujuar janë disa nga shkathtësitë të cilat do të trajnohen ushtarakët tanë.
Ngritja e kapaciteteve, edukimi dhe trajnimet e vazhdueshme, QNTKSH- në po e bëjnë qendër trajnimi të klasit botëror.


