Liverpooli ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e Dominik Szoboszlait me kontratë pesëvjeçare.
The Reds kanë paguar 70 milionë euro për kartonin e lojtarit hungarez te RB Leipzig.
Ai ka marrë numrin tetë në fanellë, ndërsa është pajisur edhe me leje pune në Britaninë e Madhe.
“Liverpool FC ka përfunduar nënshkrimin e Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig, me leje pune”, thuhet në komunikatën e të kuqve.
“Mesfushori hungarez bëhet shtimi i dytë i ri i të kuqve në dritaren e verës pasi ra dakord me kushtet dhe përfundoi me sukses testet mjekësore, duke ndjekur hapat e Alexis Mac Allister”.
“Szoboszlai mbërrin në Anfield pas dy vitesh e gjysmë në Bundesligë me Leipzig, ku bëri 91 paraqitje në të gjitha garat”, ka shtuar më tej klubin anglez.