KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zvicra e fillon me fitore Evropianin
Sport

Zvicra e fillon me fitore Evropianin

Kosova News
Kosova News 17:35 -15/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shkëlqyer në pjesën e parë, por ka vujatur në të dytën.  Megjithatë ia doli të mbaj epërsinë ndaj Hungarisë për ta nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Të shtunën pasdite në Koeln, Gjermania fitoi 3:1 ndaj Hungarisë. Ndeshja i takoi Grupit A.

Pjesa e parë la përshtypjen se dallimi në cilësi mes dy përfaqësueseve është i madh.

Në minutën e 12-të, sulmuesi i Zvicrës, Kwadwo Duah, shënoi gol për 1:0. Ai realizoi pas asistimit të bukur të Michel Aebischer. Në fakt fillimisht u sinjalizua pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të situatës në VAR, u pranua goli.

Duah  e luajti vetëm ndeshjen e dytë për Zvicrën. Ai debutoi më herët këtë muaj.

Zvicra vazhdoi dominimin dhe në minutën e 45-të e shënoi golin e dytë. Michel Aebischer gjuajti saktë e bukur nga distanca për rezultatin 2:0.

Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Zvicrën. Por gradualisht Hungaria mori kontrollin në fushë. Për 2:1 realizoi Barnabas Varga në minutën e 66-të. Ai shënoi me goditje me kokë nga afërsia, pasi fitoi duelin me mbrojtësin zviceran. Hungaria ka provuar të barazojë rezultatin, por Zvicra ia doli  të rezistojë deri në fund për tri pikë shumë të rëndësishme. Krejt në fund, në minutën e 93-të, Breel Embolo shënoi për 3:1, pas një gabimi në mbrojtjen hungareze.

Granit Xhaka ka shkëlqyer në mesfushë  te Zvicra. Ka nisur shumicën e aksioneve, ndërsa përqindjen e pasimeve të sakta e kishte shumë të lartë. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin befasoi duke e lënë në stol Xherdan Shaqiri. Madje ylli shqiptar nuk u aktivizua fare. Në stol mbeti edhe Ardon Jashari.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, që ishte edhe hapëse e Evropianit, Gjermania fitoi 5:1 ndaj Skocisë, të premten mbrëma. Pas katër ditësh, Gjermania luan me Hungarinë në Stuttgart, ndërsa Skocia e Zvicra përballen në Koeln.

Zvicra dominuese në pjesën e parë

Gjithashtu lexoni:

Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova News 15/06/2024 15/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të
15:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?