KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zvicër, ngritet aktakuzë ndaj një 26-vjeçari nga Kosova, i dyshuar për përfshirje në organizata terroriste
Botë

Zvicër, ngritet aktakuzë ndaj një 26-vjeçari nga Kosova, i dyshuar për përfshirje në organizata terroriste

Kosova News
Kosova News 19:50 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit Federal në Zvicër ka ngritur aktakuzë ndaj dy burrave nën dyshimin për lidhje me terrorizmin dhe mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Njëri nga të akuzuarit, një 36-vjeçar me shtetësi kosovare, dyshohet se ka qenë përgjegjës për degën zvicerane të një organizate islamiste ekstremiste me origjinë nga Kosova.

Sipas njoftimit zyrtar, të dy të akuzuarit, përfshirë edhe një 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se jo vetëm e kanë mbështetur Shtetin Islamik, por edhe kanë përhapur ideologjinë e tij ekstremiste.

Grupi në fjalë, me frymëzim salafist-xhihadist, synonte rekrutimin e ndjekësve të rinj dhe përfitimin nga destabilizimi i Kosovës për të krijuar një territor të kontrolluar nga Sheriati, në emër të ISIS-it.

Në vitet 2014 dhe 2015, disa burra shqiptarë, përfshirë të dy të akuzuarit, themeluan një grup të lidhur ideologjikisht me Shtetin Islamik.

Që nga qershori i vitit 2025, 36-vjeçari kosovar dyshohet se u emërua si kreu i degës zvicerane të kësaj organizate.

Rekrutime në Gjenevë dhe financim i aktiviteteve në Kosovë

Hetimet tregojnë se udhëheqësi i grupit ka rekrutuar anëtarë të rinj, kryesisht në rajonin e Gjenevës, me ndihmën e të pandehurit të dytë.

Ata gjithashtu kanë mbledhur fonde në Zvicër, të cilat më pas i kanë transferuar në Kosovë për të financuar aktivitetet e organizatës terroriste.

Prokuroria dyshon se këto para janë përdorur edhe për të korruptuar zyrtarë të huaj, me qëllim shmangien e ndjekjes penale ndaj disa anëtarëve të grupit.

Organizime me predikues të huaj dhe propagandë terroriste

36-vjeçari kosovar thuhet se ka pasur rol drejtues edhe brenda vetë organizatës në Kosovë, duke shërbyer si urë lidhëse mes udhëheqjes në vendlindje dhe degës në Gjenevë.

Ndërkohë, 33-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në takime të grupit, ka vënë në dispozicion banesën e tij për aktivitete të organizatës dhe ka organizuar vizita të predikuesve të huaj që ndjekin ideologjinë e ISIS-it.

Ai akuzohet gjithashtu për përhapje të propagandës në favor të organizatave terroriste ISIS dhe Fronti Al-Nusra, përmes shpërndarjes së materialeve që lavdërojnë këto grupe.

Hetimet vazhdojnë dhe të akuzuarit pritet të përballen me drejtësinë në një proces gjyqësor në Zvicër.

Gjithashtu lexoni:

Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pasi u shkarkua nga Putini

Mediat ruse: Ministri qëlloi veten me armë zjarri

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?