KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv.ministrja e Jashtme: Sulmi ndaj mërgimtarëve në Serbi, rezultat i politikës së Vuçiqit
Politikë

Zv.ministrja e Jashtme: Sulmi ndaj mërgimtarëve në Serbi, rezultat i politikës së Vuçiqit

Kosova News
Kosova News 22:57 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka reaguar për sulmin ndaj një autobusi me mërgimtarë nga Kosova në territorin e Serbisë.

Sipas saj sulmi që ka ndodhur të shtunën mbrëma, nuk është i izoluar. Gashi ka vlerësuar se sulmet e tilla janë rezultat i politikës së Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.

“Sulmi i fundit me gurë drejt autobusit me mërgimtarë nga Kosova, është rezultat i politikës së regjimit të Vuçiqit dhe qeverisë së Serbisë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas saj mërgimtarët kosovarë që udhëtojnë përmes Serbisë përballen me pengesa të llojllojshme.

“Mërgimtarët tanë, të cilët udhëtojnë në Kosovë me vetura private ose me autobus duke kaluar përmes Serbisë e dinë që në Serbi mund të përballen me pengesa e vështirësi të llojllojshme si: pritje disa-orëshe të qëllimshme në pikat kufitare serbe, dënime të larta në komunikacion, konfiskime të dokumenteve dhe detyrime të ndryshme për pagesë, e shpeshherë edhe ndalime(arrestime) disa-ditëshe individuale pa ndonjë bazë ligjore”, ka shkruar Gashi.

Sipas saj “mosgatishmëria e Serbisë për tu përballuar me të kaluarën e saj gjenocidale, si dhe regjimi autoritar dhe despotik i presidentit Vuçiq, ka kultivuar një ndjenjë të përhapur ultranacionaliste tek një pjesë e popullit serb, e cila është e përgatitur dhe mbështetëse për luftëra të ardhshme”.

“Lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë e bënë këtë fakt edhe më shqetësues. Veprimet e fundit në veri të Kosovës, ku u raportua për pjesëmarrje edhe të grupeve kriminale ruse (Wagner), bllokimi i pikave kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë nga grupe ‘qytetare’, kërcënimet e Serbisë me vendosjen e ushtrisë në gjendje lufte, dhe sulmet e tilla sporadike drejt mërgimtarëve që thjeshtë po kalonin tranzit, janë shenja mjaftueshëm të qarta të një problemi të madh në Ballkanin Perëndimor: Qeveria e Serbisë!”, ka shkruar Gashi.

Sulmohet në Serbi një autobus me mërgimtarë nga Kosova

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?