KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv.ministri i Mbrojtjes: Të gatshëm ta mbrojmë çdo cep në rast të ndonjë sulmi, po pajisemi me armë moderne
Siguri

Zv.ministri i Mbrojtjes: Të gatshëm ta mbrojmë çdo cep në rast të ndonjë sulmi, po pajisemi me armë moderne

Kosova News
Kosova News 10:41 -02/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla në një intervistë tha se me vite të tëra forcat ushtarake serb janë të dislokuara pranë kufirit me Kosovën me synim destabilzimin e situatës. Sipas tij, vendosja e 48 baza e tri brigada më të rëndësishme të ushtrisë së Serbisë paraqet rrezik për sovranitetit e Kosovës e njëkohësisht është edhe rrezik më i gjerë rajonal e global.

Syla shtoi se vazhdimisht janë në koordinuar me KFOR-in, që nëse u duhet ndihmë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të jetë e gatshëm që në bazë të Kushtetutës ta mbroj çdo cep të Kosovës në rast se ajo sulmohet nga ushtri të jashtme.

“Ne jemi në bashkëpunim të përhershëm me KFOR-in, jemi në mbështetje të tij, kurdo që KFOR-i ka nevojë që forcat tona të jenë ndihmë ne do të jemi të gatshëm. Ne në bazë të Kushtetutës e mbrojmë çdo cep të Kosovës në rast se ajo sulmohet nga ushtri të jashtme ose agresion ndaj vendit tonë. Me analizë të situatave jemi të gatshëm që ta ndihmojmë nëse eventualisht ka nevojë që ne të reagojmë. Lajmi për ushtrinë serbe nuk është i ri, me vite të tëra forcat ushtarake serb me vite janë të dislokuara me vite pranë kufirit dhe jo më pak se 48 baza e tri brigada më të rëndësishme janë të orientuara drejt jugut të Serbisë gjegjësisht afër kufirit tonë”.

“Ne gjithnjë e kemi ngritur këtë rrezik, e kemi bërë publike se këto forca ndërsa ky dislokim ose përqendrim që është bërë rreth kufirit paraqet rrezik rreth sovranitetit tonë e njëkohësisht edhe më të gjerë rajonal e global. Kështu që shqetësimin ynë është me bazë dhe besoj që faktori ndërkombëtar është duke e trajtuar seriozisht këtë punë e që edhe e ka ngritur zërin kundër kësaj dukurie dhe sigurisht që paraqet rrezik permanent e që ne duhet të jemi vigjinet ndaj kësaj situate duke u përgatitur evtualsiht meqë ne e dimë që NATO e ka mandatin e sigurisë dhe mbrojtës së kufirit tonë, dhe bashkërisht i ndajmë informacionet tona e ndjejmë këtë atmosferë të cilën po e krijon Serbia me prezencën ushtarake afër kufirit tonë”.

Tutje, Syla tha se janë pajisur me armë moderne të prodhuara në shtete të NATO-s e që plotësojnë standartet e kërkuar. E gjithë faza e zhvillim e transformimit, tha si po zhvillohet në koordinim të plotë me partnerët.

“Kemi marrë pajisje cilat janë adekuate për fazat e zhvillimit, armë moderne të cilat janë në trendin botëror dhe të cilat e dërgojnë në fund projektet për zhvillimin normal për partneritetin me shtetet tjera, partnere të cilat i bëjnë zhvillimin ushtarak, forcat të cilat sot garojnë me zhvillim modern, është që edhe ato pajisje që i marrim janë të prodhuara në shtetet e NATO-s dhe të gjitha plotësojnë standardet e saj”, raporton EO.

AI ka deklaruar se 2023-ta ishte një vit i suksesshëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se kanë realizuar një numër të madh objektivash. Syla tha se fondi prej 40 milionë eurosh ishte një kontribut i jashtëzakonshëm i fundvitit duke thënë se do t’i lehtësojë planet e zhvillimit.

“Vërtetë ne po e përmbyllim një vit shumë të rëndësishëm me suksese në siguri pasi patëm edhe një buxhet i cili na mundësoi që projektet tona të realizohen, njëkohësisht edhe të shtohen kapacitet tona me të cilat ne do t’i realizonim objektivat tona. Ky buxhet ishte edhe synim i mëparshëm sepse zhvillimi i përgjithshëm i sistemit e objektivave tona asesi nuk mund të realizohej pa mjete. Fal përkushtimit të Qeverisë ose prioriteteve që i ka dhënë fushës së sigurisë ne kemi arrit të plotësojmë një numër të madh të objektivave tona drejt realizimit të synimeve si pajisjet më moderne të cilat janë më të domosdoshme për forcën tonë si shkollimin, trajnimin e zhvillimin e fazave tranzitore”.

“Objektivi jonë ishte që ta arrijmë t’i sigurojmë pajisjet dhe ato nuk bëhen pa mjete, para dhe ky shtim i fundvitit na është bërë jo vetëm si lajm i mirë, por edhe një kontribut i jashtëzakonshëm për realizimin e atyre objektivave. Ne këto mjete lehtësisht kemi mundur t’i kanalizojmë meqenëse kemi planin e zhvillimit afatshkurtër- mesëm dhe atë afatgjatë dhe këtë javë duke përfunduar kontratat e fundit për të realizuar dhe shfrytëzuar mjetet të cilat na janë ndarë”.

Gjithashtu lexoni:

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Kosova News 02/01/2024 02/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?