KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv/ministri i Drejtësisë padit shefin e GP të PDK-së për shpifje
Politikë

Zv/ministri i Drejtësisë padit shefin e GP të PDK-së për shpifje

Kosova News
Kosova News 14:38 -24/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka dorëzuar padi ndaj Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Sipas një njoftimi që i dyti i Drejtësisë e bëri në Facebook, thuhet se padia ka të bëjë me, siç thotë Qorrolli, një deklarim të Tahirit në lidhje me propozimin për gjyqtar të tij nga PDK-ja.

Padia për shpifje është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i shoqëruar nga avokati im, Genc N. Kadriu, e kam dorëzuar Padinë për Shpifje, ndaj Abelard Tahirit, shefit shpifës të grupit parlamentar të PDK-së”, tha Qorrolli, i cili në postim, emrin, mbiemrin, postin dhe emrin e partisë së Tahirit i shkroi me shkronja të vogla.

Më tej, ai përdori edhe termin “çapaçul” për Tahirin, term që, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, përdoret “me kuptim keqësues; i pazoti; i pavlerë, që nuk e përfillin: njeri çapaçul”.

“Çapaçuli shpifës do duhet t’i tregojë tashmë gjykatës dhe përmes saj tërë opinionit publik – se si unë jam propozuar për gjyqtar nga benjaminët e tij politikë të bashkëqeverisjes”, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë.

Ndër të tjera, ai paragjykoi edhe masën që do të merret ndaj Tahirit.

“I ftoj mediat që ta përcjellin ditëve në vijim seancën gjyqësore — me rastin e caktimit të masës së sigurisë për ndalimin e shpifjeve kundrejt personit tim nga një shpifës ordiner si i padituri në fjalë”, shkroi Vigan Qorrolli, zëvendësministër i Drejtësisë.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media të 10 tetorit, pati deklaruar se LVV-ja ishte koordinuar me Listën Serbe për kandidaturën e Qorrollit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kishin një koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kishin kandidatin e tyre për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, pati deklaruar Tahiri në atë konferencë për media.

“Flasim për një kandidat i cili ka qenë më shumë se katër herë në garë e që është përkrahur nga LVV-ja edhe kur ka qenë në opozitë kjo parti, edhe tani në pushtet. Fatmirësisht Vigan Qorrolli nuk arrin të emërohet në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i një angazhimit të opozitës së bashku me një pjesë të vogël të deputetëve nga LVV-ja”, ishte shprehur shefi i GP të PDK-së në këtë konferencë.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 24/10/2024 24/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?