KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zulfaj: Kosova e përkushtuar ndaj reformave
Politikë

Zulfaj: Kosova e përkushtuar ndaj reformave

Kosova News
Kosova News 10:41 -17/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Koordinatori Kombëtar i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje dhe Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, tha se Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përmbylli me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për agjendën reformuese, por se procesi i ratifikimit të marrëveshjeve u vonua për shkak të bllokadave në Kuvend.

“Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që kishte përmbyllur me sukses negociatat për reformat e Planit të Rritjes në verën e vitit 2024. Më pas, Qeveria miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa, në nëntor të vitit 2024”, tha ai.

Sipas tij, kemi pasur vonesa në ratifikimin e marrëveshjeve. “Fillimisht, vonesat u shkaktuan nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të shkurtit 2025, ndërsa draft-marrëveshja u finalizua vetëm në mars të atij viti. Më pas, bllokadat në Kuvend e vonuan ratifikimin dhe rrjedhimisht edhe zbatimin e reformave, si dhe këtë takim, i cili do të duhej të ishte mbajtur më herët. Më 13 shkurt të këtij viti, Kuvendi ratifikoi dy marrëveshjet e këtij instrumenti:

Marrëveshjen për Instrumentin dhe Marrëveshjen për Huamarrjen. Menjëherë pas kësaj, më 19 mars, Qeveria miratoi vendimin për sistemin e zbatimit të këtij instrumenti. Më 16 prill filluam të pranojmë fondet e para të parafinancimit nga Plani i Rritjes, në shumën prej 61.8 milionë eurosh”, tha Zulfaj.
Zulfaj, tha se përmes këtij vendimi ishte emëruar në pozitën e Koordinatorit Kombëtar dhe, në të njëjtën kohë, në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Kjo tregon përkushtimin tonë ndaj reformave, si dhe synimin tonë për të avancuar statusin formal të Kosovës drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha ai.

Sipas tij, bllokada aktuale në Kuvend po pengon miratimin e reformave që lidhen kryesisht me legjislacionin dhe mund të ketë pasoja financiare për vendin.

“Vonesat nga viti i kaluar në Kuvend, siç e thashë edhe në fillim, kanë vonuar ratifikimin e marrëveshjeve si dhe zbatimin e reformave. Fatkeqësisht bllokada në Kuvend vazhdon këtë vit duke vonuar tutje reformat e nevojshme që kryesisht janë ligje që duhet kaluar në Kuvend. Si pasojë e kësaj bllokade në fund të këtij muaji në qershor tashmë mund të rrezikohen 9 hapa në shumë prej afër 60 milionë euro nga Plani i Rritjes”, tha Zulfaj.

Nga ana tjetër, Udhëheqësi i Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Jiri Plecity, tha se Kosova ka qenë ndër përfitueset e para në Ballkanin Perëndimor që ka përgatitur një agjendë reformuese të vlerësuar pozitivisht nga Brukseli.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Ky është çmimi i naftës për sot

Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 17/06/2026 17/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?