KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZRRE-ja shqyrton tarifat energjetike, vendimi së shpejti
Lajme

ZRRE-ja shqyrton tarifat energjetike, vendimi së shpejti

Kosova News
Kosova News 18:03 -22/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) i ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët energjetikë për periudhën 2024-205.

Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së, tha të premten gjatë një mbledhjeje të bordit se kërkesat e kompanive energjetike në Kosovë “do reflektohen tek tarifat fundore,” por nuk tregoi se a pritet të ketë rritje të çmimit të rrymës, apo jo.

Një vendim do të merret së shpejti, sepse tarifat, sipas ZRRE-së pritet të hyjnë në fuqi më 1 prill dhe do të vlejnë deri më 31 mars 2024.

Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila bën furnizimin dhe inkasimin e energjisë, ka kërkuar rreth 400 milionë euro të hyra të lejuara maksimale, thotë ZRRE.

Kjo shifër, sipas KESCO, është e domosdoshëm për operim të qëndrueshëm.

KESCO e bëri këtë kërkesë në shkurt me arsyetimin e rritjes së çmimit të shpenzimeve, të importit të energjisë, investimeve në katër komunat e banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por edhe për rritjen e pagave të personelit.

“Më pesë vota për dhe asnjë kundër aprovohen të hyrat e lejuara maksimale për furnizuesin KESCO/KEDS për 2024/2025, në vlerë prej mbi 399 milionë euro. Kjo do të reflektohet në tarifat fundore”, tha Fejzullahu.

“Në mbledhjen e ardhshme të Bordit do të dihet saktë se sa do jenë tarifat për vitin vijues,” tha ai

Gjatë shqyrtimit tarifor ky mekanizëm nuk ka marrë parasysh as propozimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar.

KEK-u tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se kërkesa është që çmimi të rritet nga 29.50 euro sa kushton aktualisht një megavat në orë, në 31.50 euro.

Kjo kërkesë është bërë për shkak të rritjes se kostos së prodhimit dhe të inflacionit.

“Kjo kërkesë nuk i ka përmbushur procedurat sipas legjislacionit në fuqi,”tha Fejzullahu.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e tarifave çdo vit.

Në Kosovë, vitin e kaluar u rritën tarifat e energjisë elektrike për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovat dhe 6.81 centë për atë që shpenzojnë më shumë.

Gjithashtu lexoni:

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Kosova News 22/03/2024 22/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?