KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZPS-ja përmbyll paraqitjen e provave në rastin Thaçi e të tjerët
Siguri

ZPS-ja përmbyll paraqitjen e provave në rastin Thaçi e të tjerët

Kosova News
Kosova News 09:14 -16/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përmbyllur paraqitjen nga ana e saj të provave në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjyqi filloi më 3 prill 2023.

Në procesin e paraqitjes së provave të saj, ZPS-ja thirri për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit  125 dëshmitarë. ZPS-ja paraqiti rreth 3 000 prova materiale në shumë gjuhë. Dhe ZPS-ja  ka bërë deri më sot 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Sipas aktakuzës, krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe individëve që nuk ishin pjesëmarrës në luftime në një periudhë prej të paktën marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në shumë vende në të gjithë Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut. Në këtë gjyq janë pjesëmarrës më shumë se 150 viktima dhe ata përfaqësohen nga Avokati i Viktimave.

Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) ngriti lart kurajën e viktimave dhe dëshmitarëve që dhanë dëshmi në këtë gjyq gjatë dy viteve të shkuara.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre, që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit,” tha Prokurorja e Specializuar.

Prokurorja e Specializuar shprehu gjithashtu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur që ZPS-ja të paraqiste provat e saj.

“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura,” tha West.

“Për Kosovën është thelbësore që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor në sallën e gjyqit të respektohen me qëllim që të ruhet integriteti dhe paanësia e procedurave dhe të gjendet e vërteta”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Gjendet pa shenja jete një person

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kosova News 16/04/2025 16/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë
11:29 -27/07/2026
Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
10:52 -27/07/2026
Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt
10:49 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?