KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZPS e quan jo të saktë deklarimin e Remit se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë qëndruar jashtë vendit
Siguri

ZPS e quan jo të saktë deklarimin e Remit se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë qëndruar jashtë vendit

Kosova News
Kosova News 15:50 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurorja Speciale Clare Lawson, gjatë pyetjeve të saj plotësuese për dëshmitarin Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, e quajti të pasaktë deklarimin e Mustafës për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe qëndrimit të tyre jashtë vendit.

Kjo pasi që ajo e pyeti dëshmitarin se Lah Ibrahimi a kishte qëndruar jashtë vendit dhe Mustafa tha se jo, më tej tha edhe se Rexhep Selimi ‘‘ka pas kohë që ka qenë jashtë, po kryesisht ka qenë brenda vendit’’, kurse tha se Fatmir Limaj ka ardhur vonë në shtab por e di se gjatë bombardimeve ka udhëtuar në shtetin shqiptar.

‘‘Mund të konkludojmë si përfundim se duhet me u korrigjua deklaratën dhe se nuk është e saktë se gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm kanë qëndruar jashtë vendit’’, tha prokurorja Lawson.

Kurse, dëshmitari Mustafa i ka kthyer përgjigjen se mund të merret si të donë por se shumë nga ata anëtarë ku përmendi Adem Grabovcin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, sipas tij, kanë qëndruar më shumë jashtë vendi sesa brenda.

Paraprakisht, dëshmitari tha edhe njëherë se deri në momentin e Rambujesë nuk e kishin ditur se Azem Syla ishte komandat dhe kërkesën që të bëhej publike nga Shtabi i Përgjithshëm e kishin bërë bashkërisht të gjithë komandantët e zonave.

Duke i lexuar një deklaratë të mëhershme e që Mustafa i pranoi si mendime të tij të përgjithshme për një periudhë e që ishte thënë se Rexhep Selimin ndonjëherë e kishte menduar se është komandant i zonës në Drenicë e ndonjëherë se mund të jetë komandant i përgjithshëm.

Ndërkaq, kur nga prokurorja Lawson iu paraqit shënimi ku thuhej nga Sylejman Selimi se ‘‘Jakup Krasniqi me gjithë respektin që kam, nuk është personi i duhur, nuk e meriton postin e zëvendës komandantit’’, dëshmitari u përgjigj se ‘‘këtu po flitet për përfundimet që i kemi dit si komandantë të zonave pas luftës, nuk po më kujtohet po kështu kemi mendu ne komandantët e zonave në atë kohë, nuk e kemi njoft si zëvendës’’.

Më tej ai tha se mund të pranohet që UÇK nuk ishte ushtri e rregullt dhe nuk kishte ndarje të përgjegjësive të qarta si dhe pohoi se zonat ishin në nivelin e dytë të zinxhirin  e komandës që ishin sipas tij, përpjekje për organizim më të mirë.

Në vazhdim të dëshmisë së tij, prokurorja i ka lexuar disa fragmente të deklaratës së tij të mëhershme, kur Mustafa tha se ‘luajtja me terma’, në kuptimin e urdhrit, rekomandimit apo udhëzimit administrativ nuk ka qenë për zbehje të urdhëresës administrative nga shtabi por sipas tij, mundësinë për me i zbatu kanë qenë të vogla.

Ai tha sërish se shumë prej tyre nuk kanë mundur të i vënë në jetë asnjëherë madje disa prej tyre nuk i kanë marr parasysh fare.

Kurse ai tha se problemet në emërtime nga shtabi i përgjithshëm kanë qenë shqetësuese por për të ishte më së shumti se pse Adem Demaçi nuk po mund të pajtohej me udhëheqjen që po vazhdonte në Rambuje, shkruan Betimi për Drejtësi.

Prokurorja i lexon një deklarim të tij në njërin prej takimeve kur kishte thënë se nuk kundërshton në përgjithësi shtabin e përgjithshëm por vetëm disa persona, e që Mustafa tha se i nuk kujtohej por që duket të jetë kështu pasi është pjesë e procesverbalit.

Po ashtu, iu lexua edhe pjesa ku kishte thënë se ‘‘nuk besoj se asnjë nga shtabi i përgjithshëm nuk ka përdorur SHIK-un për me ushtru presion, trysni’’, e që ai tha se s’mundet të jap koment pasi që nuk e di se çfarë ka menduar në atë kohë.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari tha se pjesëtarë të FARK-ut i ishin bashkuar UÇK-së por se sipas tij, s’ka pasur emblema të FARK-ut në zonën e tij.

Ndërkaq, i pyetur se kur ai kishte thënë ‘‘jo’’ në pyetjen e mbrojtjes nëse komunikata 54 ka lidhje me qendrat e ndalimit në zonën e tij, atëherë mbi cilin autoritet ishin ngritur qendrat e ndalimit, ai u përgjigj ‘‘ne edhe para saj deklarate të shtabit të përgjithshëm, kemi pas shtëpi ndalimi, ishte nën autoritetin e shtabit që po udhëheqja unë’’, duke shtuar se i kanë vendosur mbi arsyet ushtarake, e që pjesë e tyre është edhe komunikata.

Seanca ka vazhduar me kundër-pyetjet plotësuese nga mbrojtja.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Kosova News 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?