Aktivisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit rreth grevës së SBAShK-ut, ndërsa ka shtruar çështjen se si nga 2017-ta, rreth 300 mijë euro për çdo vit nuk janë raportuar nga sindikalistët e arsimit.
Ai supozon se këto të holla mund të jenë zhdukur diku, dhe pyet se si kjo nuk po iu lë përshtypje mediave të Kosovës, e sidomos Prokurorisë.
Kujtojmë se Ministri i Financave, Hekuran Murati, disa ditë më parë deklaroi se kjo sindikatë në emër të anëtarësisë në pesë vitet e fundit ka marrë mbi 3 milionë euro, të cilat edhe sipas tij nuk dihet se ku janë shpenzuar.
Lexo edhe: