KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​ZKA-ja jep “opinion të pamodifikuar” për pasqyrat financiare të AKP-së për 2021
Ekonomi

​ZKA-ja jep “opinion të pamodifikuar” për pasqyrat financiare të AKP-së për 2021

Kosova News
Kosova News 17:14 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka përfunduar auditimin e pasqyrave financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021, në përputhje me Ligjin për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).

ZKA ka audituar nëse proceset dhe transaksionet përcjellëse janë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare.

Sipas konkluzionit të ZKA, transaksionet e kryera në procesin e ekzekutimit të buxhetit të AKP kanë qenë, në të gjitha aspektet materiale, në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare.

ZKA në raport ka dhënë tri rekomandime për adresim, dy të reja e një e vjetër, ndërsa për vitin 2020 nga pesë rekomandime të dhëna nga ZKA, katër janë zbatuar në tërësi nga AKP, një nuk është zbatuar (e-pasuria), por që nuk është në kompetencën e AKP-së.

Sipas opinionit nga ZKA, Pasqyrat Financiare Vjetore të AKP-së prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2021.

Ndaj, marrë parasysh konkluzionet dhe proces nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare vjetore të AKP-së për vitin fiskal 2021, thuhet në komunikatë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Ndërpritet uji i pijshëm në rrugën “Ali Vitia”, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim

“Asnjë favorizim në ankandin solar”, Ministria publikon detajet e garancionit bankar: Çmimi i energjisë do të ulet 35%

Nis protesta e bizneseve në shesh kundër tregut të lirë të energjisë

TAGGED: AUDITIMI, transaksionet, ZKA
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?