KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZKA ia dorëzon Kuvendit raportin vjetor: Më 2022 u dërguan 77 raste në Prokurori, nën dyshimin për mashtrim dhe korrupsion
Lajme

ZKA ia dorëzon Kuvendit raportin vjetor: Më 2022 u dërguan 77 raste në Prokurori, nën dyshimin për mashtrim dhe korrupsion

Kosova News
Kosova News 09:33 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ia ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor të performancës për vitin 2022.

Në një komunikatë për medie, thuhet se për të rritur përgjegjshmërinë në sektorin publik, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se gjatë vitit 2022, janë dërguar 77 raste me elemente potenciale të veprave penale, mashtrimit dhe korrupsionit në Prokurori të Shtetit, si dhe janë ofruar informacione të kësaj natyre për organet e hetuesisë.

“Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të Performancës (RVP) për vitin 2022. Raporti paraqet informata për performancën e përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) karshi detyrimeve dhe mandatit ligjor, si dhe reflekton progresin e arritur dhe adresimin e sfidave përgjatë vitit”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se Spanca, në fjalën e saj ka theksuar se aktiviteti auditues është mbështetur në Planin Vjetor të Auditimit 2021/22, ku përveç auditimeve të detyrueshme të rregullsisë, fokus i veçantë i është dhënë auditimeve të performancës me interes për qytetarët dhe Kuvendin.

“Angazhimi i ZKA-së, gjatë këtij viti është përqendruar gjithashtu në auditimet e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike të cilat nuk ishin audituar një kohë të gjatë nga auditimi shtetëror siç janë: KEK-u, KOSTT-i, RTK-ja dhe projekte kapitale me peshë të lartë financiare. Marrë parasysh zhvillimin e hovshëm në fushën e teknologjisë së informacionit dhe nevojës për sigurinë e sistemeve të TI-së, ZKA-ja ka audituar sisteme të teknologjisë së informacionit me rëndësi shtetërore dhe strategjike”, citohet të ketë deklaruar Auditorja e Përgjithshme.

Me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe shfrytëzimin e fondeve publike me efikasitet, efektivitet dhe arritjen e vlerës për para në vitin 2022 (që mbulojnë periudhën 2021), në komunikatë theksohet se Spanca ka treguar se ZKA-ja përmes raporteve të auditimit ka dhënë mbi një mijë rekomandime.

Po ashtu, tutje thuhet se është rritur efikasiteti dhe ruajtur konsistenca në auditim, duke avancuar tutje metodologjinë e punës në funksion të digjitalizimit të procesit auditues.

“Raporti përmban informata të rëndësishme edhe për sa i përket menaxhimit të burimeve financiare dhe njerëzore të ZKA-së, kontrollit të brendshëm dhe etikës. Bashkëpunimi me palët e interesit, posaçërisht me shoqërinë civile dhe qytetarët është avancuar, me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe rritjes së transparencës lidhur me menaxhimin e parasë publike”, thuhet më tej.

Sipas ZKA-së, Auditorja e Përgjithshme, ka treguar se gjatë vitit 2022, ky institucion ka shënuar rezultate edhe sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, duke u  anëtarësuar në grupe të ndryshme profesionale në kuadër të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t.

“Po ashtu gjatë kësaj periudhe ZKA-ja ka marrë pjesë dhe është përfaqësuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Bashkëpunimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë ka vazhduar dhe aktivitete të shumta në fusha të ndryshme të zhvillimit institucional janë zhvilluar gjatë tërë vitit. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka ritheksuar përkushtimin e saj për të avansuar më tutje kompetencën profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të ruaj pavarësinë institucionale, forcojë integritetin, transparencën dhe frymën ekipore me qëllimin e vetëm që t’i ofrojë Kuvendit dhe qytetarëve informacion objektiv dhe relevant për shpenzimin e parasë publike”, thuhet në fund të komunikatës. 

Gjithashtu lexoni:

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna
15:46 -28/07/2026
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike
15:36 -28/07/2026
Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
15:02 -28/07/2026
Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok
14:27 -28/07/2026
Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?