Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga zjarri që nga dita e djeshme
Në lidhje me këtë, kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se që nga mëngjesi një numër i madh i njerëzve kanë dalë në terren për të shuar zjarrin.
“Sot është aktivizuar një ekip i madh i njerëzve dhe i vullnetarëve, zjarrfikësve dhe punëtorëve të parkut, dhe po besoj që jemi në rrugë të duhur për të shuar zjarrin, i cili na ka shqetësuar që nga dita e djeshme, sidomos në orët e mbrëmjes, sepse edhe frynte një erë që e ndihmonte më shumë zjarrit. Ndërsa sot dita është më e qetë, nuk ka erë.” – ka thënë Ramosaj në një lidhje direkte për RTK.
Ai gjithashtu ka njoftuar se kanë kapacitete të mjaftueshme dhe se afër zjarrit nuk ka vendbanime dhe as biznese.


