Zjarrfikësit kanë intervenuar të hënën pasdite në një banesë përballë Hotelit Grand në Prishtinë.
Fasada nga çatia e ballkonit të banesës po binte dhe po i rrezikonte qytetarët.
Zjarrfikësit rrethuan zonën. Dhe njëri nga ta është ngjitur me anë të shkallëve te ballkoni i banesës, ndërsa ka intervenuar për ta larguar fasadën që po rrezikonte të binte.
Intervenime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën nga zjarrfikësit nëpër banesat në Qendër të Prishtinës.


