Pas shtatë sezoneve tek PSG-ja, Kylian Mbappe do të shkojë hapave të Zinedine Zidane, duke iu bashkuar Real Madridit këtë verë.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 1998, është i bindur rreth të ardhmes dhe karrierës së Kylian Mbappes.
Qëkur ‘shpërthimi’ i tij në vitin 2016, Mbappe gjithmonë ka shfaqur talentin e tij të pastër, duke premtuar të arrijë në nivelin e më të mirëve të botës.
Pasi e udhëhoqi Francën në fitimin e Kupës së Botës të vitit 2018, me katër gola në shtatë paraqitje, sulmuesi francez tentoi në të gjitha mënyrat të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në Paris, te klubi i tij i fëmijërisë.
Këtë nuk e arriti, dhe kështu pas shtatë sezonësh, koha kishte ardhur që ai të marrë hapin e radhës në karrierë.
Me 15 Liga të Kampionëve në historinë e tij, Real Madridi e mirëpret një nga lojtarët më të mirë të botës, me shumë pritshmëri rreth këtij transferi.
Legjenda e Real Madridit dhe Francës, Zinedine Zidane e konsideron Mbappen si një nga lojtarët më të mirë francez, derisa nuk ka dyshim se ai do të bëhet edhe më i miri që ka pasur Franca.
“Ai do të bëj histori, dhe unë mendoj se ai do të kalojë çdokë”, shtoi ai.
Mbappe tregoi në një konferencë për shtyp se sa i entuziasmuar ishte t’i bashkohet Real Madridit, dhe kështu ai synon trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë.
Por, para se kjo të ndodhë, ai e ka fokusin te “EURO 2024” me Francën, duke synuar të arrijë trofeun e tij të tretë me kombëtaren franceze – pas Kupës së Botës e Ligës së Kombeve.


