Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, kanë mbajtur takimin konsultativ të nivelit të lartë, me temë “ Pjesëmarrja e Grave në Tregun e Punës”.
Ky takim konsultativ është mbajtur si takim i rregullt vjetor mes Qeverisë – Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGj) dhe organizatave të shoqërisë civile respektivisht QKSGJ me qëllim të sigurimit te dialogut, vendosjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes akterëve institucional dhe shoqërisë civile me qellim të avancimit dhe mbështetjes së fuqizimit të grave në tregun e punës.
Kryeshefja ekzekutive e ABGj-së, Edi Gusia tha se mospërfshirja e barabartë e greve ne tregun e punës e pengon zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi, por ekonominë e vendit që të ecë drejt një rruge normale të zhvillimit.
Ajo ka thënë se deri tani gratë nuk kanë qenë të përfaqësuara si duhet në secilin nivel, ndërsa kanë mbetur edhe me paga të ulëta.
Ajo ka shprehur nevojën që të rritet masat aktive afirmative që të ketë qasje më të madhe të inkuadrimit të grave në tregut të punës, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Kurse deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila tha se përfaqësimi gjinor ende nuk ka nivelin e kënaqshëm, porse në qeverisjen e fundit ka disa hapa më të mirë që janë ndërmarrë, sidomos më zgjedhjet e greve nëpër borde e poste tjera udhëheqëse në institucione.
Ajo përmendi edhe grandet që janë dhënë si gjatë pandemisë, ashtu edhe më vonë në kuadër të pakove të ndryshe mbështetëse për, duke ndjekur kuotën 50 për qind për burra dhe 50 për qind për gra.
Përpjekjet dhe rruga e nisur siç tha Kusari-Lila për mbështetjen e grave do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./KosovaNews/



