Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Luan Aliu ka zhvilluar një takim me qytetarë në Zhegër, ku ka vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e treguar nga banorët e kësaj ane.
Përmes një postimi publik, Aliu ka theksuar se energjia, mikpritja dhe përkrahja e qytetarëve të Zhegrës janë dëshmi se fryma e fitores po ndihet në çdo cep të Gjilanit.
“Krejt për shtet e shtet për krejt!”, ka shkruar Aliu, duke përcjellë mesazhin e tij politik para qytetarëve.
Ai po ashtu ka bërë thirrje për mbështetje të subjektit dhe kandidatëve që përfaqëson, duke promovuar numrat 116, 1 dhe 88 në garën zgjedhore.


