Një burrë dhe një grua janë raportuar të zhdukur në Fushë-Kosovë dhe Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Fushë-Kosovë më 29 tetor një grua ka raportuar se burri ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
Ndërkaq në Ferizaj, më 30 tetor një shtetase e Shqipërisë ka dalë nga shtëpia dhe gjithashtu nuk ndihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin, bëhet e ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.


