KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të drejtat riprodhuese dhe aborti ndër çështjet kryesore
Botë

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të drejtat riprodhuese dhe aborti ndër çështjet kryesore

Kosova News
Kosova News 19:33 -31/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e demokrates Kamala Harris e ka bazuar një pjesë të fushatës së saj tek mbështetja për të drejtën e abortit me shpresën për të tërhequr votues në zgjedhjet e nëntorit. Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe partia e tij e kanë zbutur qëndrimin e tyre publik kundër abortit.

Të drejtat e grave për abortin zënë një vend të rëndësishëm në takimet e zëvendëspresidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris.

“Ne që besojmë në të drejtat riprodhuese do t’i ndalojmë kufizimet ekstreme të Donald Trump-it ndaj abortit, sepse ne u besojmë grave që të marrin vendim për trupin e tyre dhe jo qeverisë që t’u tregojë se çfarë duhet të bëjnë”, thotë Harris.

Ish-presidenti Donald Trump e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2022 që shfuqizoi mbrojtjen federale për abortin. Zoti Trump thotë se u takon shteteve që të vendosin për abortin.

“Demokratët janë radikalë, jo të gjithë, sepse shumica e tyre pajtohen me ne. Qëndrimi ynë është se çështja e abortit tani u përket shteteve”, thotë  Trump.

Kohët e fundit, republikani Trump dhe partia e tij e kanë zbutur retorikën ndaj abortit, ndërsa më parë bënin thirrje për një ndalim në shkallë kombëtare. Kjo nuk është rastësi, thotë ekspertja e sondazheve me Universitetin Rutgers, Ashley Koning.

“Zgjedhjet e mesmandatit dhe ato speciale nxorën në pah sesa e rëndësishme është çështja e abortit për votuesit. Amerikanët e mbështesin çështjen e shëndetit riprodhues dhe të abortit”, thotë Koning.

Demokratët e kanë bazuar platformën zgjedhore tek të drejtat e grave për të zgjedhur dhe po mbështesin klinikat që ofrojnë abort. Më 23 korrik, bashkëshorti i Zëvendëspresidentes Harris, Doug Emhoff vizitoi një qendër të shëndetit riprodhues në qytetin McLean të Virxhinias. Drejtoresha e qendrës, mjekja Jessica Rubio e vlerësoi mbështetjen.

“Besoj se kjo është një nga temat më të rëndësishme zgjedhore. Është e rëndësishme që zëvendëspresidentja dhe bashkëshorti i saj të përqendrohen tek kjo çështje, të vazhdojnë angazhimin me ne dhe të hartohet një plan”.

Mes grupeve kundër abortit, ka edhe nga ata që dyshojnë se çështja e të drejtave riprodhuese do të rrisë pjesëmarrjen në votimet e nëntorit.

Presidentja e Komitetit Kombëtar për të Drejtën e Jetës, Carol Tobias, thotë se dyshja republikane ka gjasa që të mos përqendrohet sa duhet tek aborti, siç po bën fushata e demokrates Harris.

“Mendoj se ata do të flasin për atë që mendojnë se është e rëndësishme. Nuk e di se në çfarë mase do të reagojnë ndaj saj (Harris). Ata duhet të flasin patjetër që një fëmijë i palindur është pjesëtar i familjes njerëzore që meriton mbrojtje”.

Analistët presin që fushata e Trump të vazhdojë t’i japë përparësi ekonomisë në takimet me votuesit, pasi historikisht, ky ka qenë shqetësimi kryesor i amerikanëve në zgjedhjet presidenciale./VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 31/07/2024 31/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?