KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet në Shqipëri- Bëhet numërimi në 20 bashki, PS merr 17 prej tyre, koalicioni “Bashkë Fitojmë” tri
Rajon

Zgjedhjet në Shqipëri- Bëhet numërimi në 20 bashki, PS merr 17 prej tyre, koalicioni “Bashkë Fitojmë” tri

Kosova News
Kosova News 09:34 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfundon numërimi në 20 bashki të vendit, ndërsa vijon në 41 të tjera.

PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tre bashki Pukë, Has, Memaliaj.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në përfundim të numërimit, më bashkinë Tropojë triumfoi PS me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

Socialisti Arif Tafani fiton 100 vota më shumë në Belsh se bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

Rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet në Shqipëri, PS-ja prin në shumicën e bashkive

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?