Sot më 4 korrik Mbretëria e Bashkuar do t’i mbajë zgjedhjet kombëtare. Për këto zgjedhje ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një postim në rrjetin social “X” ka thënë këto zgjedhje janë vendimtare për Britaninë e Madhe, si mik dhe aleatë i jashtëzakonshëm.
Sondazhet tregojnë se Partia Laburiste e opozitës qëndron më mirë sesa konservatorët e kryeministrit aktual, Rishi Sunak.