KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani
Politikë

Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kosova News
Kosova News 13:27 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve, disa nga partitë politike kanë kryer këto obligime ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për RTK se deri më tani (e mërkurë, 6 maj 2026, ora 12:00), KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike; mospjesëmarrjen nga 4 të tjera dhe formimin e 1 koalicioni të përbërë nga 2 parti politike.
“Është duke vazhduar periudha për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar KQZ-në për: pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Kjo periudhë ka filluar më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj. Deri më tani (e mërkurë, 6 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike, mospjesëmarrje nga 4 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike”, tha Elezi.
Më tej, sipas tij, “këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrimit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës”.

Sipas Elezit, partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: Partia Socialdemokrate; Kosovaki Nevi Romani Partia; Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; Za Slobodu Pravdu i Opstanak; Srpska Lista; Yenilikçi Türk Hareket Partisi; Lidhja Demokratike e Kosovës; Fjala; Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; Socialdemokratska Unija; Jedinstvena Goranska Partija; Kosova Demokratik Türk Partisi; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Nova Demokratska Stranka; Partia Liberale Egjiptiane; Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; dhe Kosovski Savez.

Ndërkaq, sipas tij, partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: Partia Demokratike e Unitetit; Balli Kombëtar i Kosovës; Lëvizja Qytetare Vatra; dhe Bashkimi për Ndryshim Anamorava.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 6 ditë nga hapja e afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ ka pranuar vetëm njoftimin për formimin e koalicionit nga dy parti boshnjake. Bëhet fjalë për Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, që kanë paraqitur në KQZ koalicionin me emrin “Koalicija VAKAT”.

Sipas KQZ-së, njoftimi nga partitë politike të regjistruara i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim i subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas Elezit, afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj.

“Duke filluar nga data 2 maj dhe deri më 10 maj, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha Elezi.

Ndërkaq, po sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.  

“KQZ ka vendosur afatin 11-ditore, nga 2 maj deri më 10 maj 2026, për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi

Gjithashtu lexoni:

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Zjarrëfikësit ende po përballen me zjarrin në ndertesën te Parku i Qytetit, Rama del në vendngjarje

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Krijimi i institucioneve, Tahiri thotë nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit
13:16 -27/06/2026
Kapet duke lejuar që të kaloi mall 20 mijë euro pa kontroll, suspendohet zyrtari doganor Arton Lushaku
12:28 -27/06/2026
Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë
12:25 -27/06/2026
Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend
12:06 -27/06/2026
Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
12:01 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?