KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësohet kioska e djegur në veri që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës
Siguri

Zëvendësohet kioska e djegur në veri që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:44 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pika statike, e djegur mbrëmë afër tre rrokaqiejve në Mitrovicë të Veriut, është zëvendësuar këtë të enjte.

Kioska, që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, është sulmuar me mjete plasëse.

Në raportin 24-orësh të policisë, ky rast është cilësuar si “kryerje e veprës terroriste”.

“Në vendin dhe kohën e lartcekur është dëgjuar një shpërthim. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes , në rrugën Kollashini (Tre Rrokaqiet), ka vërejtur se një shtëpizë, pronë e PK-së është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar (fikur) nga policia”, thuhet në raport.

Sipas policisë, objekti është dëmtuar dhe dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shpërthimi.

“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është iniciuar rasti si më lart”, vijon raporti.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet me mjete shpërthyese në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Më 26 qershor, objekti komunal i Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore, duke shkaktuar dëme materiale.

Këto ngjarje vijnë në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Shpërthim në veri të Mitrovicës – Sulmohet një pikë e Policisë te “Tre rrokaqiejt”

Gjithashtu lexoni:

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?