KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente për vjedhjet e parave nga Lista Serbe
Politikë

Zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente për vjedhjet e parave nga Lista Serbe

Kosova News
Kosova News 16:27 -09/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq, ka publikuar dokumente që siç ka thënë ai, dëshmojnë akuzat e vjedhjeve të bëra nga Lista Serbe në Kosovë.

Në publikimin më të fundit në Facebook, Radomiroviq ka publikuar një dokument që tregon se kur Zoran Todiq ishte kryetar i komunës së Lepsaviqit, kanë blerë perde në vlerë prej 15 mijë euro.

“Perde në komunën e Leposaviqit për 15 mijë euro, e pabesueshme. Një tjetër në një seri grabitjesh në listën e zezë”, ka thënë zëvendësministri Radomiroviq.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka investuar në veri të Kosovës për të përmirësuar jetën e të gjitha komuniteteve, por këto fonde akuzohet se janë vjedhur nga liderët e Listës Serbe.

“Më tej do të shihni se Qeveria e Kosovës ka investuar shumë para në veri të Kosovës, për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet. Fatkeqësisht, ato para u përdorën për Slavko Simiqin, Todiq, Ivan Milojeviq, ata blenë prona të shumta në Serbi dhe Mal të Zi,” ka shtuar zëvendësministri.

Radomiroviq gjithashtu ka denoncuar se taksapaguesit e Kosovës janë vjedhur në veri dhe se Qeveria ka dhënë para për ndërtimin e qendrave, rregullimin e rrugëve dhe investime të tjera, por qeveria lokale e Leposaviqit nuk ka realizuar asgjë.

“Ne po vazhdojmë të zbulojmë shumë dokumente mbi abuzimet që kanë ndodhur në këtë pjesë. Ftojmë të gjithë gazetarët e pavarur që të vizitojnë komunën e Leposaviqit për të vërtetuar shkallën e plaçkitjes së qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës nga Zoran Todiq, Slavko Simiq, Ivan Milojeviç,” ka deklaruar ai, ndërsa ka publikuar një dokument shtesë.

Zëvendësministri gjithashtu ka publikuar një vendim të nënshkruar në komunën e Leposaviqit për blerjen e traktorëve me vlerë mijëra euro, ndërsa çmimi i tyre ka qenë rreth 900 euro.

Në dokumentin tjetër të publikuar, ai tregon se Serbia ka financuar një shkollë në këtë zonë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës kishte ndarë mbi 100 mijë euro për të njëjtën qëllim.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?