KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: BE, NATO dhe Kosova, “vija të kuqe” të qëndrimit tim në Qeveri
Politikë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: BE, NATO dhe Kosova, “vija të kuqe” të qëndrimit tim në Qeveri

Kosova News
Kosova News 14:06 -03/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për politikat ekonomike, Nik Gjeloshaj, në një intervistë për portalin malazias “CdM’, ka thënë se shumica e shqiptarëve mbështetën hyrjen e Forumit Shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi.

Gjeloshaj, që është edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se janë disa “vija të kuqe” të qëndrimit të tij në koalicionin qeverisës. Një nga to është edhe çështja e pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se nëse Mali i Zi vendos ta heqë njohjen e Kosovës, atëherë ai do të largohej nga Qeveria.

“Siç e dini, Forumi Shqiptar është subjekti më i madh politik i shqiptarëve në Mal të Zi dhe si njerëz seriozë, e kemi shqyrtuar me kujdes dhe tërësisht vendimin për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës dhe kemi arritur në përfundim se shqiptarët në Mal të Zi duhet të jenë partnerë të vërtetë të të gjitha forcave demokratike dhe properëndimore në Mal të Zi, në rrugën e tyre evropiane e euroatlantike. Dua t’ju kujtoj se populli shqiptar tregoi pjekuri edhe në raste shumë më të vështira në të kaluarën, që në fund rezultoi se ishte qasje e mirë që vetëm sa çoi në faktin që të kemi një shoqëri e mjedis më të mirë për jetën e të gjithëve”, ka thënë Gjeloshaj. “Prandaj shumica e shqiptarëve në Mal të Zi e mbështetën vendimin tonë. Sa i përket qëndrimeve të disa përbërësve të Qeverisë, ne ishim të bindur dhe këtë e vërtetoi edhe marrëveshja e nënshkruar e koalicionit, se s’do të ketë bisedime edhe iniciativa për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Jam i bindur se për shumicën e skenës politike dhe jo vetëm, kjo temë në Mal të Zi është e mbyllur”.

Gjeloshaj ka thënë se së shpejti pret që Qeveria të emërojë një ambasador të ri në Kosovë.

“Ne si njerëz të pjekur kemi dhënë mundësinë për bashkëpunim dhe na takon të gjithëve të tregojmë nëse do ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrën e duhur. E di për vete, çdo shkronjë të marrëveshjes do ta respektoj”, ka thënë Gjeloshaj. “Ajo që duam dhe duhet të përmirësojmë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje, përfshirë Kosovën”.

Gjeloshaj ka thënë se marrë parasysh ndjeshmërinë politike dhe ngjarjet gjeopolitike, ka disa “vija të kuqe” që s’do të lejonte të kaloheshin.

“Ka disa ‘vija të kuqe’ që s’do t’i kalonim. Kryesisht, këto janë ‘vijat’ që do të binin ndesh me angazhimet e partisë sonë dhe para së gjithash do të rrezikonin: parimet kyçe demokratike, kursin properëndimor të shtetit, anëtarësimin në BE, harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së dhe NATO-s dhe natyrisht çështja e pavarësisë së Kosovës”, tha Gjeloshaj.

Gjithashtu lexoni:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK

KQZ-ja: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime në QNR

Kosova News 03/01/2024 03/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?