KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelenskyy: Nuk do të sulmojmë territorin rus, duam të çlirojmë vendin tonë
Botë

Zelenskyy: Nuk do të sulmojmë territorin rus, duam të çlirojmë vendin tonë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:25 -14/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy siguroi aleatët se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sulme në territorin e Rusisë. Gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kancelarin Olaf Scholz, presidenti urkainas tha se vendi i tij kërkon ta çlirojë territorin nga agresioni rus. Ndërkohë nga ana tjetër Kancelari Scholz tha se Gjermania do ta vazhdojë ndihmën me pajisje ushtarake për Kievin deri sa të jetë e nevojshme.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi të dielën se vendi i tij po përgatit një kundërofensivë për të çliruar zonat që janë nën kontrollin e Rusisë dhe jo për të sulmuar territorin rus.Duke folur gjatë një konference për shtyp me Kancelarin Olaf Scholz në Berlin, zoti Zelenskyy tha se qëllimi i Ukrainës është të çlirojë territoret brenda kufijve të saj të njohura në rrugë ndërkombëtare.“Ne nuk do të sulmojmë territorin rus. Duam të çlirojmë tokën tonë të ligjshme, nuk na intereson sulmi ndaj territorit rus. Ne nuk kemi kohë për këtë, nuk kemi as burime, nuk kemi armë të tepërta për ta bërë këtë. Ne jemi të përqendruar në përgatitjen e veprimeve kundërsulmuese, për të çliruar territoret tona, sipas ligjit ndërkombëtar, ligjit tonë, dhe Kushtetutës. Ne duam të çlirojmë territoret tona të njohura nga e gjithë bota. Kjo është ajo që ne duam”, deklaroi zoti Zelenskyy.Deklaratat e vijnë pas spekulimeve se Ukraina mund të përpiqet të sulmojë dhe marrë zona në Rusi dhe t’i përdorë ato më vonë në negociatat e mundshme të paqes për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt 2022.Presidenti ukrainas ka nisur një tur në vendet aleate në kërkim të armëve të tjera për të ndihmuar vendin e tij të mundë forcat ruse, si dhe për të kërkuar fonde për të rindërtuar atë që është shkatërruar nga më shumë se një vit konflikt shkatërrues. Përpara se të mbërrinte në Berlin, zoti Zelenskyy ishte në Romë, ku takoi Papa Françeskun dhe Kryeministren Giorgia Meloni.

Kjo është vizita e tij e parë në Berlin që nga fillimi i luftës dhe vjen një ditë pasi qeveria gjermane njoftoi një paketë të re me ndihma ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 2.7 miliardë euro duke përfshirë tanke, sisteme kundërajrore dhe municione.Kancelari gjerman e bëri të qartë se ndihmat nga vendi i tij do të vijojnë për sa kohë të jetë e nevojshme.“Ukraina është gati për paqe, por Ukraina kërkon me të drejtë dhe mbështetjen tonë të plotë, në mënyrë që Rusia të mos diktojë paqen. Ky është një sulm në territorin ukrainas dhe paqja dhe siguria në Evropë janë në rrezik nga ideja se një vend i fuqishëm mund të sulmojë një vend më pak të fuqishëm për të marrë një pjesë të territorit të tij”, tha Kancelari Olaf Scholz.Pasi fillimisht hezitoi t’i sigurojë Ukrainës armë të kalibrit të lartë, aktualisht Gjermania është bërë një nga furnizuesit më të mëdhenj për Ukrainën, përfshirë dërgimin e tankeve “Leopard” si dhe sistemin e sofistikuar të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM.Pajisjet moderne perëndimore konsiderohen vendimtare nëse Ukraina do të ketë sukses në kundërsulmin e saj të planifikuar kundër trupave ruse.Ndërsa udhëheqësit gjermanë kanë shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën, votuesit gjermanë janë të ndarë nëse vendi i tyre duhet të sigurojë armë të tjera, veçanërisht avionë luftarakë që Kievi kërkon për kundërofensivën./VOA.

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 14/05/2023 14/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?