KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky, Scholz dhe Macron hapin Konferencën e Sigurisë në Mynih, këtu do të merr pjesë edhe kryeministri Kurti
Botë

Zelensky, Scholz dhe Macron hapin Konferencën e Sigurisë në Mynih, këtu do të merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Kosova News
Kosova News 09:29 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Konferenca e Sigurisë në Mynih nis të premten me një video-adresim të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe me prezentimet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky organizim vjetor i nivelit të lartë organizohet në Bavari, jug të Gjermanisë, dhe në të diskutohet për shqetësimet kyçe në fushën e mbrojtjes.

Këtë herë Mynihu do të jetë nikoqir i përfaqësuesve të 96 shteteve të ndryshme.

Kryeministri Kurti do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mesin e 40 liderëve botërorë

Fokusi kryesor i konferencës këtë vit është lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Për herë të parë në 20 vjet, udhëheqësia ruse nuk është ftuar në këtë konferencë.

Christoph Heusgen, ish-këshilltari i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, do të drejtojë konferencën për herë të parë.

Ai ka thënë se ka vendosur të mos ftojë delegacionin rus, sepse nuk dëshiron t’i japë platformë presidentit rus, Vladimir Putin për propagandën e tij.

Për dallim nga e kaluara, edhe liderët e Iranit dhe përfaqësuesit e partisë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, nuk janë ftuar në organizim.

Në mesin e folësve të nivelit të lartë përfshihet nënpresidentja amerikane, Kamala Harris dhe zyrtari i lartë kinez për politikë të jashtme, Ëang Yi.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur së fundi, pasi autoritetet amerikane kanë rrëzuar një balonë kineze që ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të SHBA-së.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?