Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Fokus i diskutimeve ka qenë situata në Ukrainë, e cila ndodhet nën agresionin rus që prej 24 shkurtit të vitit që lamë pas. Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Pak më parë ka lideri ukrainas ka postuar në Twitter se pjesë e bisedës me Ramën ishte situata në front dhe rëndësia e rritjes së ndihmës dhe mbështetjes për Ukrainën.
“Pata një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të paqes”, shkroi Zelenksy.
Biseda telefonike mes Ramës dhe Zelensky u mbajt në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet të hapet e ambasada shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.


