KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro
Shëndetësi

Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

Kosova News
Kosova News 12:07 -11/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë në Kosovë, një fëmijë nën moshën dyvjeçare është trajtuar me një ndër ilaçet më të shtrenjta në botë “Zolgensma”, terapi kjo e cila ka vlerën mbi dy milionë dollarë. Këtë e ka konfirmuar shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se kjo terapi është aplikuar në Pediatrin e QKUK-së për trajtimin e sëmundjes së atrofisë spinale muskulore.

Një fëmijë i moshës dy vjeçare i cili vuan nga sëmundja e atrofisë  spinale muskulore në Kosovë, është trajtuar me ilaçin ndër më të shtrenjtë në botë. Aplikimi i terapisë është bërë nga stafi i repartit të Pediatrisë në QKUK, ka thënë për Radio Kosovën shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se pasi kanë fituar donacionin, nga kompania zvicerane “Novartis”, ata janë pajisur me certifikata dhe janë autorizuar për të bërë trajtimin e fëmijëve me këtë terapi në Kosovë.

“Terapia është aplikuar me 7 mars. Terapia vërtet është shumë e shtrenjtë. Kushton 2 milionë e 125 mijë dollarë. Kjo terapi është fituar nëpërmjet një donacioni nga firma “Novartis”. Çdo gjë ka shkuar në rregull, fëmijën jemi duke e përcjell dhe gjendja e pacientit është stabile. Këtë pacient nuk e kemi zgjedhur ne, por ka qenë i vetmi pacient në momentin kur kemi konkurruar për këtë medikament  që i ka plotësuar kriteret të cilat i parashtron vetë mënyra e dhënies së terapisë”, deklaroi Zeka.

Ndërkaq, familjarët e fëmijës dy vjeçar i cili është trajtuar me këtë terapi, pa dashur të identifikohen, kanë treguar për Radio Kosovën se gjendja e fëmijës është stabile. Ata thanë se Ministria e Shëndetësisë u ka premtuar që do t’ua sigurojë një aparaturë që do të lehtësonte trajtimin  efikas të fëmijës.

Ndërsa, shefi i Shërbimit të Neurologjisë Pediatrike thotë se suksesi më i madh është që detektimi i sëmundjes të bëhet qysh në moshat e hershme përmes screeningut neonatal, i cili do ta plotësonte suksesin e vetë terapisë.

“Terapia ka arritur tek ne një muaj femja pa i mbushur dy vite. Ky ka qenë afati i fundit që sot përdoret kjo terapi për të pasur efekt. Parakusht për një  diagnostikim të  hershëm është  “creening testi neonatal”,  i cili do të na sigurojë që këta fëmijë t’i detektojmë më herët dhe t’i parapërgatitim për fillimin e terapisë”, deklaroi Zeka.

Ai tutje thotë se problem i kamotshëm mbetet diagnostikimi i kësaj sëmundjeje, sepse në Kosovë fatkeqësisht  mungon shërbimi i screeningun neonatal.

Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë se kur do të sigurohet aparatura e nevojshme për këtë analizë, në mënyrë që detektimi i sëmundjes së atrofisë muskulore të bëhet qysh në moshat e hershme. Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se është duke hartuar Programin për skrining neonatal (grupi punues me vendim te Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së është duke punuar intensivisht ) dhe shumë shpejt do të finalizohet dokumenti dhe Plani i Veprimit për vitin 2024-2025 për të gjitha aktivitetet që duhet të realizohen (sigurimi i pajisjeve, infrastruktura trajnimi i stafit etj).

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kosova News 11/05/2024 11/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?