KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi Stano: BE-ja po pret hetim të plotë të sulmit terrorist të së dielës në Kosovë
Politikë

Zëdhënësi Stano: BE-ja po pret hetim të plotë të sulmit terrorist të së dielës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:24 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian po pret që të përfundohen gjitha hetimet në lidhje me sulmin e të dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, para se të dilet me ndonjë përfundim apo me masa.

Në BE kërkohen masa ndaj Serbisë nëse dëshmohet lidhja me sulmet në Banjskë

Stano ka thënë se të dielën në Kosovë është kryer sulm terrorist.

“Kemi pasur ndryshim shumë të madh të rëndësishëm, pas sulmeve terroriste të së dielës në veri të Kosovës. Për ne është me rëndësi që të bëhet hetim i plotë, të përfundohet hetimi. Kur kemi pamje të plotë e të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush ishte prapa kësaj, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e nevojshme. Në këtë moment është me rëndësi të qartësohen gjitha faktet”, ka thënë Stano.

Shqipëria del kundër deklaratës së BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

I pyetur për videon e publikuar të martën nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq në Banjskë duke drejtuar një grup të personave të uniformuar e të armatosur, Stano ka thënë se “BE-ja nuk nxiton me vendime bazuar në një video”.

“Ne nuk nxitojmë të dalim me përfundime bazuar në një video apo në diçka që është postuar aty këtu. Hetimi duhet bërë plotësisht, që BE-ja të ketë pamje të qartë se çfarë ndodhi dhe kush është fajtor”, ka thënë Stano.

Ministri Sveçla: Njëri nga të vrarët është Bojan Mijailoviq, turpëroja e Vulinit

Sa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, ai ka thënë se s’ka asnjë ndryshim nga kërkesat që kanë pasur shtetet anëtare të BE-së.

“Kemi pasur situatë ku është kryer sulm terrorist në veri të Kosovës. Ne kemi policinë e Kosovës që po heton, kemi EULEX-in që po e mbështet atë. Duhet të shohim këto hetime, e më pas shtetet anëtare do të vendosin”, ka thënë Stano.

Kryeministri Kurti: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojë Serbinë për sulmin terrorist në veri

Gjithashtu lexoni:

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?