KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria del kundër deklaratës së BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Politikë

Shqipëria del kundër deklaratës së BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 13:14 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria nuk i ka dhënë mbështetje deklaratës së Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell më 19 shtator, kanë bërë të ditura burimet diplomatike për Euronews.

Kjo është hera e parë që Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me BE-në në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke parë dhe zhvillimet e fundit, pasi polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra nga sulmuesit e armatosur, Shqipëria ka konsideruar se qëndrimet e BE-së në lidhje me dialogun, nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, pasi përgjegjësia nuk qëndron më te Kosova.

Në deklaratën e 19 shtatorit, pas dështimit të dialogut, Borrell u shpreh: “BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet e dialogut të kaluar. Puna për themelimin e Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”.

Pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian deklaruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte i gatshëm të ecë përpara me dialogun, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Borrell pas takimit të 14 shtatorit deklaroi se Kurti kishte këmbëngulur që fillimisht të formalizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel ka thënë se kushtëzimi i Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”. Kryeministri i Kosovës u shpreh se në takim kishte paraqitur një plan të tij për zbatimin e marrëveshjes, por shtoi se ky propozim u refuzua nga blloku evropian dhe Beogradi.

Më 18 shtator, Kurti ka thënë se i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, gjatë takimit në Bruksel “u pozicionua” kundër Kosovës, duke e akuzuar atë se e ka “deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”.

Në BE kërkohen masa ndaj Serbisë nëse dëshmohet lidhja me sulmet në Banjskë

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 27/09/2023 27/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?