KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi i State Department-it: Suksesi i bisedimeve Kurti – Vuçiq është prioritet absolut për ShBA-në
Politikë

Zëdhënësi i State Department-it: Suksesi i bisedimeve Kurti – Vuçiq është prioritet absolut për ShBA-në

Kosova News
Kosova News 14:34 -18/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka folur dje në një konferencë për shtyp për shumë çështje dhe ai u pyet dhe dha qëndrimin e ShBA-së edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Price u pyet se cilat janë pritshmëritë e ShBA-së nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se sa prioritet është kjo çështje për Amerikën nga 0 deri në 10. Takimin e sotëm në Bruksel, ai e vlerësoi si “prioritet absolut” për ShBA-në.

“Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme, ne besojmë, që të dyja palët do ta përdorin këtë mundësi për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi normalizimin. Është një prioritet i yni. Ne dëshirojmë të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut”, tha ai.

Price përmendi edhe nevojën e kompromisit, që tha se “nuk është shenjë dobësie”, por është “thelbësore”.

“Dialogu dhe kompromisi janë komponentë kritikë të qeverisjes; ato nuk janë shenja dobësie. Të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje në të bazuar në normalizimin e marrëdhënieve, e cila mbetet thelbësore për aspiratat e të dy vendeve për në BE. Dhe ne shpresojmë që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.

Duke theksuar se emisari Gabriel Escobar do të shkojë në Bruksel për këtë takim, Price tha se suksesi i këtyre bisedimeve “është prioritet absolut” për ShBA-në.

“Një zyrtar i lartë këtu nga Departamenti do të udhëtojë në Bruksel për të mbështetur takimet e liderëve në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Ne nuk jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto bisedime, por suksesi i këtyre bisedimeve, për pyetjen tuaj të dytë – dhe unë jam gjithmonë e urrej të jap renditje apo nota, numerike apo të tjera – por është një prioritet absolut i yni”, theksoi Price.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kosova News 18/08/2022 18/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna
20:21 -10/07/2026
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?