Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë mbi 30 takime në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe sindikatave.
Por, sipas tij, sindikatat nuk e kanë gatishmërinë për të ecur përpara.
“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra, komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka thënë Kryeziu.
E Atdhe Hymolli, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me Kurtin, takimit që e kanë pasur të shtunën.
Postimi i plotë i Kryeziut.
Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.
Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci, tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.
Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.


