Autoritetet në Prishtinë kanë zbuluar një dërgesë postare me 48 kënaçe me nga 125 gramë substancë narkotike që dyshohet se është e llojit opium.
Sipas raportit të Policisë, Dogana e Kosovës kishe njoftuar Policinë se në dërgesën që ishte porositur nga një i dyshuar kosovar, kishte një substancë të dyshimtë.
“Policia është informuar nga Dogana se në një dërgesë postare që ishte porositur nga i dyshuari mashkull kosovar ka një substancë të dyshimtë. Njësitë e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 48 kënaçe secila me peshë nga 125 gramë me substancë të dyshuar të llojit opium”, thuhet në raportin e Policisë.
Dërgesa është zbuluar të martën në terminalin doganor 3. Rasti po trajtohet si posedim u substancave narkotike, ndërkohë që nuk raportohet për të arrestuar.
Në konsultim me prokurorin rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
OPIUM është lëng i trashë qumështor me veti helmuese, dehëse e gjumëdhënëse, që nxirret nga kokrrat e hashashit, që ruhet në trajtë pluhuri e përdoret edhe në mjekësi.
Pra, opiumi është diçka që turbullon mendjen a ndërgjegjen e njeriut, ajo që pengon njeriun t’i shohë gjërat ashtu siç janë.


