KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbulohet ku po qëndron Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri shqiptar hap thesin dhe jep 150 mijë dollarë për të lobuar në SHBA
Rajon

Zbulohet ku po qëndron Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri shqiptar hap thesin dhe jep 150 mijë dollarë për të lobuar në SHBA

Kosova News
Kosova News 14:04 -06/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.

Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë. [Kliko për të lexuar dokumentin]

Ahmetaj është në arrati nga drejtësia shqiptare, i kërkuar që nga qershori i vitit të kaluar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar vila dhe pagesa me vlerë qindramijëra euro nga biznesmenët në Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjithashtu në arrati nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, Zoto ka përdorur kartën e tij bankare si dhe llogaritë e kompanisë ITS për të paguar shpenzime të ndryshme për Ahmetajn dhe të afërm të tij, përfshirë hotele luksi në vende të ndryshme apo shpenzimet për rinovimin e një apartamenti.

Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm ndaj akuzave. Në një intervistë për televizionin Syri, ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa nuk zbuloi se ku gjendej. Ai i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e incineratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t’i trondisin shqiptarët’.

Zyrtarisht, SPAK është ende duke hetuar në shumë drejtime skandalin e incineratorëve, i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot minimalisht 150 milionë euro. Veçmas, Ahmetaj akuzohet për abuzim me detyrën në dëm të pronarëve të tokës në rastin e privatizimit të një ngrehine shtetërore që dikur ka qenë fabrikë buke në rrugën 5 maji në Tiranë. Sipas akuzave, Ahmetaj refuzoi të zbatojë një vendim gjykate që i kërkonte të rivlerësonte aksionet që i takonin pronarëve të tokës në kompaninë shtetërore para privatizimit, duke i hequr atyre pjesën dërrmuese të asaj që gjykata i kishte caktuar dhe duke e shitur tokën si aset të kompanisë në ankand.

Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.

Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Ahmetaj merr përsipër të paguajë 150 mijë dollarë për zbatimin e kontratës, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo muaj deri në korrik.

Politikanë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qeverinë e Shteteve të Bashkuara për problemet e tyre me drejtësinë, por rezultati i këtyre përpjekjeve ka qenë i paqartë. Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy politikanë që janë përpjekur të zgjidhin përmes lobimit në SHBA problemet që kanë pasur me drejtësinë në Shqipëri./tch

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 06/02/2024 06/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?