KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zana Spahiu emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës së RTK-së
Lajme

Zana Spahiu emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës së RTK-së

Kosova News
Kosova News 14:47 -07/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Jep dorëheqje drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ja kush emërohet ushtrues detyre
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e ka emëruar Zana Spahiun në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të transmetuesit publik.

“Ky vendim i bordit ka ardhur pasi që me datën 23.05.2024 Shkumbin Ahmexhekaj ka paraqitur dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas kërkesës dhe përcaktimit nga ana e tij, dorëheqja do të jetë efektive nga data 08.07.2024, gjë për të cilën ka marrë edhe dakordimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të kryhen punët që kanë qenë në proces, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Bordi i RTK-së fillimisht e kishte emëruar Ahmetxhakaj ushtrues të detyrës së drejtorit të përgjithshëm më 19 janar 2022, pas shkarkimit të ish-drejtorit Kastrati, ndërkaq pas një procesi transparent dhe meritokratik, ai është zgjedhur dhe emëruar më 20.06.2022 drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

“Bordi i RTK-së falënderon z. Ahmetxhekaj për bashkëpunimin e deritanishëm. Me z.Ahmetxhekaj, Bordi ka pasur një bashkëpunim korrekt, ndërkaq javë më parë ka pasur mospajtime dhe qasje të ndryshme lidhur me rastin e dhunës psikike që ka ushtruar drejtori i radios z. Arsim Halili ndaj disa grave në RTK, veçanërisht ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore. Bordi ka pritur që drejtori i përgjithshëm ta trajtojë këtë rast konform përgjegjësive të tij. Bordi rithekson që dhuna psikike dhe çfarëdo lloj presioni i ngjashëm nga kushdo ndaj kujtdo, janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen në RTK”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Spahiu tani ushtrues e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik. Nga viti 2010 ajo filloi punën në RTK si juriste, derisa në vitin 2022 u zgjodh udhëheqëse e zyrës Ligjore në RTK. Ajo ka mbi 14 vjet përvoje pune në fushën ligjore.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale

Kosova News 07/07/2024 07/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?