KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Xhavit Jashari: Dyshojmë se Kurti po tenton ta kthejë Serbinë në Kosovë
Siguri

Xhavit Jashari: Dyshojmë se Kurti po tenton ta kthejë Serbinë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:58 -06/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari gjatë protestës së sotme të veteranëve e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Jashari bëri  bëri këtë deklaratë gjatë kohgës sa disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës, teksa disa herë kanë tentuar që me forcë të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.

Jashari ka kërkuar që Projektligji për pagën minimale të kthehet në pikën zero dhe të fillojë diskutimi me veteranët, në mënyrë që bëjnë një projektligj të pranueshëm edhe për ta.

Ai edhe njëherë ka kërkuar që mos të votohet ky projektligj, për të cilin thotë se është diskriminues për kategoritë e luftës së UÇK-së.

“Partitë politike të mos marrin vendim që të bëjnë këtë të keqe kaq të madhe vendit duke pretenduar dhe duke synuar t’i largojnë veteranët nga benefitet e tyre. E dimë që edhe në partinë e pushtetit ka deputetë që kanë dhënë shumë për të ardhur këtu për lirinë e vendit, kemi deputetë që janë të burgosur politikë, kemi që janë pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së. Nëse biem në nivelin e një kryeministri i cili duhet të dal para nesh, duhet të dal para çdo shtrese e kategorie dhe të tregojë se ku e ka problemin me vlerat më kulmore të kombit shqiptar, në të kundërtën ata që bien pre e një kryeministri të tillë dhe votojnë një ligj të tillë ku përjashtohet kategoria më e ndritur veteranët e luftës, i bëhen krahë një kryeministri që ne dyshojmë që ai bënë përpjekje ta kthejë Serbinë në Kosovë”, tha Jashari.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me fillimin e protestës së sotme kanë hyrë me forcë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast kanë gjuajtur gjësende në derën e institucionit.

Si pasojë e shtyrjeve dhe gjuajtjeve me gjësende janë lënduar edhe dy pjesëtar të Policisë së Kosovës, si dhe një protestues.

Pamjet e bëra nga KosovaNews tregojnë një polic të gjakosur, i cili shoqërohet nga kolegët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës mbyll 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Presidentja Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: “Liria na bashkon – sot dhe përherë”

TAGGED: Albin Kurti, Seribia, xhavit jashari
Kosova News 06/06/2022 06/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?