KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Weber nuk pret që Kurti të lëshojë pe: Kritikat e Kosovës për ndërmjetësuesit perëndimorë kanë bazë – Nuk ushtruan asnjë presion ndaj Serbisë
Politikë

Weber nuk pret që Kurti të lëshojë pe: Kritikat e Kosovës për ndërmjetësuesit perëndimorë kanë bazë – Nuk ushtruan asnjë presion ndaj Serbisë

Kosova News
Kosova News 13:58 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë, kanë bazë.

Sipas tij, është vetë qasja e ndërmjetësuesve të dialogut ajo që “e ka shtyrë Prishtinën t’u thotë ‘jo’ disa propozimeve të tyre”.

“Këtu kemi një kombinim të paraqitjes fatkeqe dhe jostrategjike të autoriteteve të Prishtinës, si dhe arsyen e justifikueshme të pakënaqësisë me kornizën e përgjithshme të negociatave dhe me qasjen e negociatorëve perëndimorë. Kështu që, çdo mënyrë e presionit që është ushtruar ndaj Prishtinës, duke filluar nga vendosja e sanksioneve, vetëm sa i ka hedhur vaj zjarrit”, thotë Weber për Radion Evropa e Lirë.

BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës – përshirë pezullim fondesh dhe takimesh të nivelit të lartë – për shkak të tensioneve të larta në veri, të nxituara nga instalimi i kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe.

Weber thotë se çdo masë e re ndëshkuese ndaj Kosovës do të kishte efekt joproduktiv.

Ai nuk pret që Kurti të lëshojë pe ndaj kërkesave të partnerëve perëndimorë, të cilët, siç thotë, “nuk kanë reaguar dhe ushtruar asnjë presion ndaj Beogradit”.

“Kam frikë se do të shohim vazhdimin e bllokadës dhe vazhdimin e presioneve, të cilat nuk do të sjellin dobi deri në vitin e ardhshëm. Kam frikë se, përfundimisht, në kryeqytetet perëndimore do ta pranojnë se i gjithë ky kapitull aktual i bisedimeve politike apo dialogut politik, si dhe e gjithë kjo qasje që ka nisur me iniciativën gjermano-franceze, nuk ka pasur sukses, por ka dështuar”, thotë Weber.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe

Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?