KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja: Për një vit e gjysmë qeverisje gjendja në veri ka ndryshuar, të tjerët e shfrytëzuan për përfitime
Politikë

VV-ja: Për një vit e gjysmë qeverisje gjendja në veri ka ndryshuar, të tjerët e shfrytëzuan për përfitime

Kosova News
Kosova News 20:26 -02/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e ka ndryshuar gjendjen në veri të Kosovës për një vit e gjysmë qeverisje. Partia në pushtet ka akuzuar ish-pushtetarët se e kanë shfrytëzuar këtë territor për të siguruar të ardhura për vete e për t’ia mundësuar Serbisë kolonizimin.

“Po integrohet veriu na thoshin politkanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje. Sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”, thuhet në një video që Vetëvendosje e ka publikuar të shtunën në Facebook.

Vetëvendosje ka thënë se për një vit e gjysmë qeverisje në veri “gjendja ka filluar të ndryshojë drastikisht”.

“Me vetëm një vit e gjysmë qeverisje të kryeministrit Kurti, referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Zgjedhjet e Serbisë, që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë, nuk u lejuan. Energjia elektrike që për 20 vjet nuk u pagua, tash e tutje do të paguhet. Aty ku më parë policia shkonte vetëm me helikopter, u ndërtuan tri stacione të reja policore. Mallrat e padoganuara u konfiskuan. Rrugët e kontrabandës u mbyllën. Qendrat e kriptovalutave u mbyllën. Laboratorët e prodhimit të drogave u mbyllën. U vendos rend dhe ligj si në asnjë pjesë tjetër të Republikës së Kosovës”, thuhet në video.

Sipas Vetëvendosjes, “e gjithë kjo ka qenë përherë e mundshme, por nuk është bërë asnjëherë”.

“Sepse gjithmonë kur është folur për Mitrovicën, gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’. Po nuk mund të kishte tema të tjera nga këta bashkëpunues të Listës Serbe e të Radojiçiqit, që bashkë me Serbinë, kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Ndryshimi i gjendjes në veri tash është i qartë”, thuhet në fund.

Gjithashtu lexoni:

Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar

Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit

Salihu e PDK-së thotë se me Albin Kurtin e VV-në edhe në të kaluarën ka pasur kriza dhe bllokada

TAGGED: Energjia, gjendja, Veriu
Kosova News 02/07/2022 02/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Marrëveshjet për migrantët: Çka përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
12:44 -15/06/2025
Irani e sulmoi gjatë natës, sot Izraeli “në rrënoja” – shërbimet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar
12:39 -15/06/2025
Konispoli, qyteti mes natyrës e trashëgimisë kulturore
12:29 -15/06/2025
“Stoilkoviq krah për krah me ambasadorët rus”, reagon BDI
12:27 -15/06/2025
Oferta nga Anglia për Di Gregorion, por Juventusi nuk dëshiron të ndahet me portierin
12:24 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?