Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj për keqpërdorime në tenderimin e rrugëve.
VV-ja ka publikuar një dokument me kontrata të nënshkruara nga Komuna e Suharekës me operatorë të ndryshëm ekonomik.
Sipas VV-së rruga “Zef Tunaj” në Sallagrazhdë u tenderua 4 herë brenda 2 viteve.
Herën e parë e tenderuar së bashku me dy rrugë, herën e dytë përsëri e tenderuar e kësaj rradhe e shoqëruar me dy rrugë të tjera.
“Kjo është metoda që përdor qeverisja Muharremaj për të zhvatur paranë publike”, thuhet në postim.


