KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja në Podujevë i reagon Hysenit të LDK-së: ”Doktor manipulanti paska llomotitur sërish për gjërat që s’ka haber për to”
Politikë

VV-ja në Podujevë i reagon Hysenit të LDK-së: ”Doktor manipulanti paska llomotitur sërish për gjërat që s’ka haber për to”

Kosova News
Kosova News 16:37 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dega e Lëvizjes  Vetëvendosje në Komunën e Podujevës i ka reaguar kryetarit të LDK-së në këtë komunë Ekrem Hysenit pasi që ky i fundit dje e akuzoi kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqin për keqpërdorim të buxhetit që sipas tij janë gjetur edhe në raportin e auditorit.

Në reagimin e saj dega e  VV-së në Podujevë e ka quajtur Ekrem Hysenin “Doktor manipulanti” pasiqë

në konferencën  e tij  sipas VV-së ai ishte lëshuar në ofendime, fyerje e shpifje të ulëta ndaj qeverisjes komunale duke mos ofruar fakte e argumente.

Më poshtë reagimi i plotë i VV-së në Podujevë:

Doktor manipulanti paska llomotitur sërish për gjërat që s’ka haber për to. Ose më mirë të themi për të cilat ka dështuar vetë ai. Këtë herë në një konferencë me vetëvetën paska folur për Raportin e Auditorit, një fushë krejtësisht e panjohur për të.

Doktori manipulanti në këtë konferencë ishte lëshuar në ofendime, fyerje e shpifje të ulëta ndaj qeverisjes komunale (të vetmën gjë që di ta bëjë), duke mos ofruar fakte e argumente. Përveç dështimit për të vërtetuar ato që thotë, ai na dëshmoi që nuk e kalon provimin as për spiker (lexues të lajmeve). Për këtë pjesë shprehim vullnetin tonë për t’i ofruar një kurs falas, që kur t’i lexon “lajmet” herave tjera, të paktën të mos qeshin me të.

E vërteta për raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Podujevës është se asnjë e gjetur nuk ka të bëjë me dëmtim apo keqpërdorim të buxhetit. Krejt gjetjet e Auditorit, të cilat i lexon keq Doktor manipulanti janë të natyrës procedurale dhe probleme të bartura nga vitet e kaluara si rezultat i Kontratës Kolektive që është nënshkruar në vitin 2017, nga qeveria e LDK-së, gjë e cila që nga ajo kohë u ka mbetur barrë komunave.

Por, meqë qenka marrë me Auditorin, atëherë para se të mbajë konferenca me vetëveten Doktor manipulanti le ta shoh njëherë raportin për Komunën e Prishtinës që qeveriset nga partia e tij, për të cilën Auditortja e Përgjitshme, Vlora Spanca, në një konferencë për media tregoi se për herë të parë i kanë ka dhënë dy konkluzione të kundërta për komunat, njëri është për Komunën e Prishtinës. Ia bëjmë me dije Doktor manipulantit (meqë ai nuk e di) se konkluzion i kundërt nënkupton kur pasqyrat financiare në asnjë situatë nuk përputhen me të vërtetën!

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?