KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja implikon AKI-në e Prokurorinë për rastin Dehari, pretendon se urdhri është dhënë nga Thaçi e Veseli
Politikë

VV-ja implikon AKI-në e Prokurorinë për rastin Dehari, pretendon se urdhri është dhënë nga Thaçi e Veseli

Kosova News
Kosova News 13:05 -12/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka implikuar AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të saj lidhur me sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, ndërsa urdhëri sipas tyre ka ardhur direkt nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Përmes një konference për media, përfaqësuesi i këtij subjekti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka deklaruar se ky rast është bërë me urdhër politik dhe inskenim për të fshehur autorët e vërtetë të këtij rasti.

“Më 4 gusht 2016, ndodh sulmi me predhë në ndërtesën e Kuvendit. Ky ishte inskenimi i sulmit të armatosur mbi ndërtesën e Kuvendit te Kosovës, duke fshehur autorët e vërtetë dhe fajësimi i VV-së me qëllime te caktuara politike. Prej datës 5 gusht 2016 deri me 25 gusht, sipas policisë se Kosovës janë hetuar 4 persona krejtësisht të tjerë. Më 29 gusht 2016 arrestohet Astrit Dehari bashke me 5 aktivistë tjerë të VV-së për këtë sulm”, ka thënë Kurteshi.

“Ky arrestim ndodhi për të parandaluar dhe penguar protestën e opozitës më 1 shtator 2016, para parlamentit të Kosovës kundër Demarkacionit. Me urdhër politik nga maja e shtetit te involvuar ishin AKI, Policia, prokuroria dhe Gjykata, ku prokurori Abdurrahim Islami para pensionimit kërkon arrestimin e aktivisteve, ndërsa urdhrin e lëshon gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, po ashtu pak para pensionimit”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi pati kritika edhe ndaj prokurorit, Afrim Shefkiu, i cili sipas tij po del në pension pa përfunduar rastin Dehari.

“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, është shprehur ai.

Fillimisht, kjo parti para hyrjes së objektit të Prokurorisë kanë vendosur disa pankarta ku është kërkuar përgjegjësi e drejtësi për Deharin.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Të shtëna me armë në Prishtinë

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Kosova News 12/08/2024 12/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?