KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja i kërkon opozitës t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, PDK-ja kundërshton, LDK-ja në mëdyshje
Politikë

VV-ja i kërkon opozitës t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, PDK-ja kundërshton, LDK-ja në mëdyshje

Kosova News
Kosova News 09:42 -16/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrahë së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë premtuar përkrahje, por kërkojnë që projektligjet të mos jenë antikushtetuese. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës nënvizon se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend.

LDK-ja e PDK -ja kanë pasur kritika sa i përket mendësisë, siç thonë, të pushtetit, për shkak të numrit të deputetëve që i kanë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kërkesa e vetme e pushtetit është përkrahja e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ai ka thënë se të njëjtën e kanë bërë edhe vetë sa ishin në opozitë.

“Deklarimet e tyre zyrtare tregojnë që ata (opozita) nuk do të jenë pjesë e votimeve. Mirëpo ajo çka më brengos më së shumti janë votimet ndërkombëtare, kur Kosova do të përftonte mjete nga Ligjet të cilat duhet të votohen dhe, sigurisht, se kërkesa ime ndaj tyre do të ishte kjo, sepse është në të mirë të qytetarëve, pra çdo ligj është në të mirë të qytetarëve, mirëpo këto marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen pavarësisht pozitë apo opozitë”, ka thënë Rexhaj.

“Mendoj që ligjet vitale të cilat kanë pasur shumë rëndësi, ne i kemi votuar, pra unë kam shikuar lista dhe kam parë që në shumësi të rasteve ne kemi votuar pro, mirëpo ka pasur raste kur ne nuk jemi pajtuar, pra ose nuk kemi marrë pjesë ose ka qenë vota kundër. Ka shumë. Ndër to është Projektligji për arsimin që duhet të kalojë sa më parë. Ne kemi disa Projektligje të cilat janë në komisionin tonë për Siguri, e të cilat duhet të kalojnë, ka Projektligje sidomos ndërkombëtare e që Kosova do të përfitonte shumë në aspektin ekonomik”, ka thënë Rexhaj, raporton EO.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar nga mazhoranca që të dakordohet me opozitën, në mënyrë që ky sesion të prodhojë rezultate në të mirë të qytetarëve.

Ajo ka deklaruar se si LDK gjithmonë i kanë përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare, por që thotë se do t’i kundërshtojnë projektligjet që janë antikushtetuese.

“Unë kisha dashtë që të ulemi dhe të dakordohemi. Nuk ka ndryshuar asgjë dhe e keni parë që ne si LDK gjithmonë i kemi përkrahë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato ligje të cilat kanë qenë në të mirën e qytetarëve, mirëpo ne nuk mundemi me i përkrahë ligjet që janë antikushtetuese. E keni parë që për të satën herë kanë sjellë ligje antikushtetuese që nuk i përkrahim ato. Pra, është normale, ne e kemi një Kushtetutë që bazohemi në të dhe nuk i përkrahim ato ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka përmendur vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie që të mos i votojë nismat e Qeverisë Kurti.

“Besoj e dini, ka muaj që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë një vendim që ne nuk votojmë nismat e Qeverisë Kurti, pikërisht për arsye që asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të dialogojmë për çështjet e brendshme dhe, në këtë kuptim, atëherë besoj që plot çështje do të mund të mbesin ndoshta edhe peng i kuorumit të tyre vetanak, meqenëse thirren gjithmonë e kanë kuorumin”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 16/09/2023 16/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?