KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja akuzon dy zyrtarë të PDK-së se kërkuan mos heqjen e masave të BE-së
Politikë

VV-ja akuzon dy zyrtarë të PDK-së se kërkuan mos heqjen e masave të BE-së

Kosova News
Kosova News 21:56 -27/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se ata kanë kërkuar që masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të mos hiqen.

Sipas Rrustemit, kjo kërkesë është bërë për arsye të fushatës elektorale, në kohën kur po publikohej Raporti i Progresit për Kosovën.

“Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, anëtarë të Kryesisë, kanë kërkuar që të mos hiqen masat për Kosovën, sepse kjo mund t’u shërbejë atyre në fushatë. Kjo është një kërkesë skandaloze,” ka thënë Rrustemi.

Ai ka theksuar se megjithëse kërkesa nuk ndikon direkt në politikën e BE-së, shqetësimi mbetet për faktin që dy politikanë të rëndësishëm janë të gatshëm të kërkojnë diçka të tillë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka konfirmuar se takimi që përfshinte dy zyrtarët e PDK-së dhe dy përfaqësues të Bashkimit Evropian ka ndodhur në fillim të nëntorit.

Ajo ka bërë të ditur emrat e zyrtarëve të PDK-së që kanë kërkuar që të mos hiqen masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën.

“Unë i kam emrat e dy zyrtarëve të PDK-së, po ashtu edhe emrat e dy përfaqësuesve të BE-së. E di gjithashtu kohën dhe vendin ku është mbajtur takimi, si dhe për çfarë është folur,” ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Megjithatë, ajo ka preferuar të mos përmendë emrat e përfaqësuesve të BE-së.

Kryeziu-Hyseni ka zbuluar se dy zyrtarët e PDK-së të përfshirë në këtë kërkesë janë Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi.

“Është e vërtetë që kjo ka ndodhur në fillim të nëntorit në BE- në mes të dy zyrtarëve të PDK-së që janë takuar me dy përfaqësues të BE-së. I kam emrat e dy zyrtarëve të PDK-së njëjte si për dy zyrtarët e BE-së, E di edhe kohën edhe vendin se ku është mbajtur takimi dhe se për çfarë është folur në takim. Unë nuk i kam përmend emrat por këta dy zyrtarë kanë reaguar vetë. Janë zotëri Bernard Nikaj edhe Petrit Selimi”, ka deklaruar Kryeziu – Hyseni. 

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 27/11/2024 27/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?